Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kërcënimi i Macronit për vizat, Shasha: Shkrirje totale në qëndrimin publik të BE-së

Kërcënimi i Macronit për vizat, Shasha: Shkrirje totale në qëndrimin publik të BE-së

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar lidhur me deklarimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili të martën tha se është pezulluar përkohësisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Shasha ka thënë se qëndrimet e Macronit janë ndryshe nga ato të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Asgjë nuk e minon ambicien gjeopolitike të Bashkimit Evropian si vetë Bashkimi Evropian. Dje Scholz ishte gjithë buzëqeshje dhe me fjalët e duhura me Kurtin në një mbështetje të qartë për Kosovën, ndërsa sot Macron bëri pikërisht të kundërtën. Një shkrirje totale në qëndrimin publik të BE-së. Çfarë kohe për të qenë gjallë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, një ditë më parë Shasha ka komentuar mospjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Samitin e liderëve rajonalë në Tiranë.
“Sot është një ditë e mirë për të kuptuar Ballkanin Perëndimor. Ndërsa të gjithë liderët rajonalë janë bashkuar me liderët e BE-së për Samitin e Berlinit, Vuçiç po i bashkohet Putinit dhe Xi-t për një samit ‘Një brez dhe një rrugë’”, ka shkruar tutje ai. 

https://twitter.com/DemushShasha/status/1714252146617594018?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714252146617594018%7Ctwgr%5E84e1d8e8223f1a8320436a5d51e01d268d4f6a9e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdeklarata-e-macronit-per-vizat-shasha-shkrirje-totale-ne-qendrimin-publik-te-se%2F

/TV Arbëria