Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Keni dëshirë për ëmbëlsira gjatë gjithë kohës? Mund t’ju vijë nga këto probleme shëndetësore

Keni dëshirë për ëmbëlsira gjatë gjithë kohës? Mund t’ju vijë nga këto probleme shëndetësore

A dëshironi vazhdimisht diçka të ëmbël? Nuk mund të ndaloni së fantazuari për çokollata ose ëmbëlsira?

Trupi juaj po ju thotë se mund t’ju mungojnë disa nga lëndët ushqyese të rëndësishme dhe thelbësore. Dëshira për sheqer është e ndryshme nga një nevojë e thjeshtë për ëmbëlsira. Dëshira e shprehur për sheqer karakterizohet nga shpeshtësia dhe pangopësia.

Sipas hulumtimeve, sheqeri krijon po aq varësi sa disa drogëra, me efekte të ngjashme në tru. Nëse dëshira për sheqer pushton mendimet tuaja gjatë gjithë ditës dhe nuk i hiqni dot, edhe pasi të kënaqeni me ëmbëlsirën, mund të duhet të gjeni shkakun e vërtetë.

E njëjta gjë vlen nëse përpjekjet për të reduktuar ose ndaluar këtë nevojë janë të vështira ose pothuajse të pamundura. Këto mund të jenë disa nga arsyet:

Mungesa e magnezit

Së pari ju duhet të identifikoni llojin e ushqimit të ëmbël që dëshironi. Nëse është çokollatë, mund të nënkuptojë se trupit tuaj i mungon magnezi.

Është një dukuri shumë e zakonshme sot, shpjegon nutricionistja Elisa Goodman.

Dhe ndërsa çokollata me qumësht është plot me sheqer, ju jeni në rrugën e duhur nëse arrini të kënaqni dëshirat tuaja me çokollatë të zezë. Ajo është e pasur me antioksidantë që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pra, zgjidhni atë që ka të paktën 70 për qind përmbajtje kakao.

Mungesa e vitaminës B

Vitaminat B1, B7 dhe B12 janë thelbësore për metabolizmin e glukozës. Nëse keni nivele të ulëta të vitaminave B, trupi juaj mund të ketë probleme në ndarjen e glukozës për të prodhuar energji, gjë që mund t’ju bëjë të keni nevojë për më shumë sheqer.

Rënie e papritur e sheqerit

Kur nivelet e sheqerit në gjak bien, trupi juaj mund të përpiqet t’ju detyrojë t’i jepni më shumë energji për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak. Për të mbajtur të ekuilibruar sheqerin në gjak, rekomandohet që të hani një sasi të shëndetshme proteinash dhe të shtoni më shumë ushqime të pasura me fibra, si fasulet dhe bishtajore, së bashku me karbohidratet komplekse, të cilat do t’ju japin karburantin që ju nevojitet pa rritje të sheqerit në gjak.

– Nëse papritur keni dëshirë për ëmbëlsirat, ka shumë të ngjarë një shenjë se keni luhatje të sheqerit në gjak – thotë Goodman.

Mungesa e kromit

Kromi është një mineral thelbësor që rregullon metabolizmin e insulinës dhe glukozës, duke ndikuar në nivelin e sheqerit në gjak. Mungesa mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe të rrisë dëshirat për sheqer. Disa simptoma të zakonshme të mungesës së kromit përfshijnë lodhjen, nervozizmin dhe depresionin.

Mungesa e zinkut

Zinku është i nevojshëm për funksionimin e sistemit imunitar dhe tretjen e duhur, por është gjithashtu përgjegjës për rregullimin e niveleve të insulinës dhe metabolizmit të karbohidrateve. Mungesa e zinkut mund të çojë në një ulje të perceptimit të shijes, duke çuar në një konsum më të lartë të sheqerit dhe kripës për të kompensuar mungesën e shijes. Mungesa e zinkut mund të çojë në nivele të ulëta të energjisë, ulje të imunitetit dhe dëshirë për sheqer.

© SYRI.net

Powered by WordPress