Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka bërë thirrje që të bojkotohet konsumimi i produketeve serbe, raporton TV Arbëria.
Ai ka thënë se nuk e di sa njeri i ligë duhet të jesh që të zgjedhësh para prodhimeve kroate, gjermane e vendore produktet serbe.
Postimi i tij:
Nuk e di sa njeri i ligë duhet të jesh, sa shqiptar i dobët dhe sa mungese patriotizmi duhet të kesh, kur para çdo lloj produkti kroat, gjerman, italian, anglez apo vendor, ti zgjedh për konsum një produkt serb.
Këtu të rrënohet çdo e drejtë për të manifestuar atdhedashurinë në gjëra tjera.
Për çfarë arsye feston 28 Nentor e 17 Shkurt, pozon me shqiponjë në gjoks, viziton Krujë e Prekaz, apo vishesh kuq e zi në ndeshje, kur në nderim të atyre që ranë, u burgosën, helmuan, përndjekën dhe pushkatuan ti nuk bën një sakrificë aq minore, bojkotin ?
Dhe mos u ndikoni nga ata analistë apo portale që ju thonë se iniciativa të tilla nuk janë të dobishme, sepse lehtësisht mund të jenë importuesit e mallrave serbe sponzorët e bizneseve të tyre. Në fund të fundit edhe nëse dëmi kundrejt ekonomisë serbe përkthehet vetëm në 1%, e mira jonë është diku tjetër: tregojmë se kemi dinjitet dhe respekt për vetën.