Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Këngë me Luiz Ejllin? Nita Latifi tregon të vërtetat mbi çiftin më të përfolur

Këngë me Luiz Ejllin? Nita Latifi tregon të vërtetat mbi çiftin më të përfolur

Nita Latifi ka qenë e ftuar në “Top Arena” në Top Channel, ku është pyetur nëse është e vërtetë që do bëjë një këngë me Luiz Ejllin.

Ajo shprehet se Luizi i pëlqen shumë si artist dhe do donte shumë që të kishte një bashkëpunim me të, por deri më tani nuk e kanë diskutuar një gjë të tillë. Përsa i përket nëse e ka uruar Kiarën kur ka lindur, Nita shprehet se me Kiarën shkëmben gjithmonë mesazhe në raste festash e ditë gëzimesh.

Alesia Bami: A është e vërtetë që ti dhe Luiz Ejlli do publikoni një këngë së bashku?

Nita: Jo nuk është e vërtetë, por kam shumë qejf sepse zëri i Luizit më pëlqen shumë edhe ndër vite e kam përcjellë si artist, në përformancat që ai ka pasur ndër vite, kështu që do kisha qejf, por jo.

Alesia Bami: A është e vërtetë që nuk e ke uruar Kiarën kur u bë nënë?

Nita: Jo nuk është e vërtetë, me Kiarën zakonisht urohemi në festa, në ditë të mira, në gëzime dhe shpresoj që ashtu qoftë gjithmonë. Nuk është e vërtetë, e kam uruar.

Alesia Bami: A është e vërtetë që do kthehesh vitin tjetër në BBV si banore?

Nita: Nuk kam marrë ftesë, por nëse marr ndoshta do e kisha parasysh. Ajo shtëpi nuk është e lehtë të qëndrosh brenda, por të shikon shumë.

Powered by WordPress