Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kënga që irritoi të krishterët konservatorë

Extra AL PVC

Në performancën time në një klub në Filadelfia, vjen Rob Hymani i grupit Hooters dhe më thotë: “Je e mrekullueshme”. Tregoi se shoku i tij Rick Chertoff – producent dhe kreu i produksionit Blue Gorilla – është në kërkim të artistëve, ndërsa shtoi: “Mendoj se do t’i pëlqeje”. Në atë moment të karrierës sime, kisha dëgjuar shumë gjëra nga djemtë në bare në fund të një nate, por e mora numrin e Rickut. Kishte mendime të mira dhe sugjeroi të më bashkonte me Robin dhe Ericun nga Hooters.

Punonim në një studio të vogël të hapësirës së ngjeshur të cilën Robi e kishte mbi garazhin e vet në Filadelfia, kur Ericu na lëshoi demon e këngës Njani prej nesh [One of Us] të cilën kishte ndërmend t’ia dërgonte grupit Crash Test Dummies. Ricku menjëherë tha: “Jo, do t’ia japësh Joanës këtë këngë “. Ishte shumë këmbëngulës. Refreni ma kujtoi atë llojin e pyetjes të cilën një fëmijë mund t’ia shtronte prindit: E çka nëse Zoti kish me kânë njani prej nesh? Kështu që kur e këndova, e luajta atë lloj pafajësie.

Më kujtohet se pyeta nëse ka mënyrë tjetër për t’u shprehur nëse Zoti kish me kânë … njí llom si njani prej nesh?, por Ricku këmbënguli se ky varg do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve. Sapo kisha zbuluar një këngëtare të viteve 1930 të quajtur Nell Hampton, në një album me këngë popullore apalaçiane dhe disku u lëshua në studio, kështu që Ricku sugjeroi të vendosej një copëz e saj në fillim të këngës. As në ëndërr nuk mund të besoja se kënga do të bëhej sensacion, por një stacion radiofonik në Atlanta nisi ta lëshoi dhe njerëzit donin ta dëgjonin përsëri dhe përsëri. Stacionet e tjera e ndoqën këtë shembull.

Teksti i këngës luan me koncepte më të thella, si samaritani i mirë, ose me pikëpamjen budiste se Zoti është te të gjithë ne, por grupet konservatore fetare bënin përjashtime të mëdha, sepse kundërshtonte pikëpamjet e tyre se njerëzit në thelb janë mëkatarë dhe asgjë si Zoti. Po merrja kërcënime me vdekje dhe njerëzit i piketonin koncertet e mia. Fatmirësisht, kjo ishte e përkohshme.

Në atë kohë mendoja të veja një unazë në hundë, kështu që eksperimentoja me ato pa shpim që kisha në video. Kur videoja u shfaq kudo, thash: “O Zot, do të jem fals nëse nuk e kam një të vërtetë”. Kështu që vrapova, e mora një dhe atë e mbaj për një kohë të gjatë.

Eric Bazilian, kantautor

Hooters interpretonin në një festival në Suedi dhe në aeroplan e takova një vajzë suedeze me emrin Sarah. Edhe, e nisëm bisedën. Mbetëm në kontakt, u takuam përsëri në Suedi e më pas në Gjermani. Përfundimisht, në vend që të vazhdoja me këtë takim transatlantik, i kërkova të vinte dhe të qëndronte me mua në Filadelfia teksa po e bënim albumin e Joanës, Relish.

Një natë e pamë dokumentarin rreth krijimit të albumit Sgt Pepper të grupit Beatles dhe ajo u bë kureshtare për incizuesin me katër kanale. E kisha një të tillë, kështu që ajo tha: “Incizo diçka”. Gjatë gjithë kohës e luaja një rif të kitarës, kështu që e incizova në një strukturë kënge dhe ajo kërkoi ta këndoja. Por, nuk e kisha asnjë tekst. Pastaj ajo ra në gjumë dhe zbulova se në kokë e kisha zërin e Brad Robertsit nga Crash Test Dummies. Vargjet rrodhën.

Vargu kryesor është: E nëse veç njí pyetje e ke, çka e kishe pvet? Por, përshtypja ime e parë ishte se nuk kishte të bënte me Perëndinë. Bëhej fjalë për atë që do të ndodhte nëse përmbyset pikëpamja jote. U mundova për një rresht, pas E çka nëse Zoti kish me kânë … Thjesht njí i huej n’autobus? E kisha … në pluhur? Pastaj Sarah u zgjua dhe sugjeroi: “Si të duket të provosh Qí rrugën e Tij për n’shpi mundohet me e gjetë”? Ishte e përkryer.

Shumë herë më është dashur të shpjegoj se nuk e quaj Zotin llom dhe se me të vërtetë është këngë për qeniet njerëzore. Ende mund ta paramendoj Rickun duke pyetur: “Joan, a mendon se mund ta këndosh”? Realizimi i saj ishte perfekt, sepse e shtron pyetjen me sy të hapur, por e ka zërin e përvojës. Pra, është zëri i rritur me imagjinatën e fëmijës.

Kur e mbaruam incizimin, të gjithë shikuam nëpër dhomë. Ishte e njëjta ndjenjë që pata kur Rob dhe Cyndi Lauper e bënë versionin e parë për këngën Time After Time. E dija se do ta dëgjonim këtë këngë për pjesën tjetër të jetës sonë

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...

“Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç...

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përvojat dhe...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike...