Pamje të luftës në Kosovë si dhe momente nga raportimi i mediave, për sulmet e NATO-së. Kështu fillon videoklipi i këngës më të re nga Dj Gimi dhe Laurës.
Kënga titullohet “Vendi im”, dhe është publikuar sot, për nderë të Ditës së Pavarësisë.
Në videoklip dhe në këngë janë përfshirë motive kombëtare si dhe nuk mungojnë as instrumentet dhe veshjet tradicionale.
Teksti i këngës flet për dashurinë ndaj atdheut dhe përmend edhe mallin mërgimtar.
/TV Arbëria