Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Kënga ikonike e Zanfina Ismailit prek skenën ndërkombëtare

Kënga ikonike e Zanfina Ismailit prek skenën ndërkombëtare

Ndonëse prej vitesh e distancuar nga skena, këngët e Zanfina Ismailit vazhdojnë të dëgjohen ende dhe jo vetëm nga publiku shqiptar.

Artistja shqiptare së fundmi preku skenën ndërkombëtare me një nga këngët e saj ikonike me titull “Gajdexhiu”.

Dj shumë i njohur Tiesto e ka futur në playlistën e tij këtë këngë duke e lëshuar në setin e tij në New York.

Lajmi padyshim ka gëzuar si Zanfinën ashtu edhe motrat e saj Adelinën dhe Emën por edhe fansat e saj besnikë që kanë shpërndarë kudo videon dhe lajmin.