Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Këndoi në dasmën e Dafinës, Shpat Deda zbulon kërkesën që e zuri në befasi

Këndoi në dasmën e Dafinës, Shpat Deda zbulon kërkesën që e zuri në befasi

Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Çdo detaj i saj u komentua gjerësisht në mediat sociale, ku momentet më të veçanta nga ceremonia u bënë virale. Një nga momentet që spikati ishte hyrja e Dafinës në dasmë, teksa ajo afrohej drejt Kreshnikut për të filluar vallëzimin e parë si bashkëshortë, të shoqëruar nga zëri i Shpat Dedës, i cili interpretonte live.

Në një intervistë për emisionin “Canape” në T7, Shpati ndau emocionet e këtij momenti të veçantë dhe rrëfeu se si u formësua ideja e tij për të kënduar në këtë ceremoni.

Dafina është mikeshë e vjetër, tashmë edhe Kreshniku, të dy i kam miq të zemrës. Një ditë, Dafina më kontaktoi dhe më kërkoi të këndoja në dasmën e tyre, në momentin kur do fillonin vallëzimin e parë. Më kërkoi të këndoj një këngë të ‘Gjurmëve’ që nuk e kisha dëgjuar më parë, një këngë e titulluar ‘Ty’. Ishte thjesht një demo, por e jashtëzakonshme dhe me një ndjesi të ëmbël. Ajo më kërkoi gjithashtu të këndoj këngën ‘Përgjithmonë’ me kitarë, teksa ajo hynte. Ishte një kërkesë unike dhe më bëri të ndihem jashtëzakonisht i nderuar,” rrëfen ai.

Powered by WordPress