Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Kemi 650 mjekë të papunë”, Meha për deklaratat për “kthimin e trurit”: Propagandë e pastër

“Kemi 650 mjekë të papunë”, Meha për deklaratat për “kthimin e trurit”: Propagandë e pastër

Doruntina Meha ka reaguar ndaj deklaratave për kthimin e profesionistëve nga diaspora në Kosovë, duke i cilësuar ato si propagandë.

Ajo ka deklaruar se në Kosovë janë rreth 650 mjekë të papunë, të cilët kanë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe presin të sistemohen në institucionet shëndetësore.

“650 persona që kanë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë janë doktorë të papunë. Duhet t’i sistemojmë këta që i kemi jashtë sistemit dhe pastaj të shohim si ta kthejmë trurin e diasporës. Me dalë me thënë vetëm një shifër është propagandë e pastër”, ka deklaruar Meha.

Deklarata e saj vjen në kohën kur u tha se 171 mjekë janë kthyer në Kosovë, një çështje që ka nxitur reagime.