Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Këmbimi i pronës komunale me private, reagon Përparim Rama dhe LVV

Këmbimi i pronës komunale me private, reagon Përparim Rama dhe LVV

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka bërë një reagim pas lajmeve që qarkulluan sot në media se komuna e Prishtinës ka marrë vendim për këmbimin e një prone komunale me dy pronarë privat në zonën Prishtina e Re.

Rama ka thënë se vendimi për këmbim është marrë nga Kuvendi i Prishtinës dhe se bëhet fjalë për këmbimin 8 hektarësh të pronës private me një pjesë të pronës rreth 20 hektarësh, dhe jo komplet pronën prej 20 hektarësh, siç është raportuar në media, transmeton Telegrafi.

Më tej, në reagim Rama ka shtuar se “këtë pjesë të vlerësimit të pronave, nuk e përcaktoj as unë si Kryetar e as Kuvendi i Kryeqytetit, por e përcakton Ministria e Financave në bazë të kritereve për vlerësim të pronave të definuar me legjislacion”.

“Komuna e Prishtinës ashtu siç vepron në secilën procedurë të këmbimit të pronave, do ta bëjë ekzekutimin e vendimit në bazë të vlerësimit final që do ta marrë nga Ministria e Financave”.

“Në fund, ju bëj thirrje medieve për raportim objektiv dhe korrekt dhe të shmangin keqinformimet e tilla, që duken se kanë tendencë negative, kundër qeverisjes në Kryeqytet”, përfundon reagimi i kryetarit.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilët mohojnë se kanë përkrahur vendimin për këmbimin e pronave.

LVV Qendra në Prishtinë, ka publikuar një video të seancës ku ishte diskutuar për këtë çështje, dhe ku asamblistja Nora Kelmendi kundërshton këmbimin.

“Atë ditë i kemi potencuar të gjitha dyshimet tona për shkelje në këtë rast. Nuk e kemi përkrahur dhe kemi thënë së është material për prokurori. Krejt kjo tendencë për ta fajësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! bëhet për ta larguar vëmendjen nga skandali i sotëm me kulmin e ndërtesës së komunës”, thuhet në reagim.