Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Këmbësori që mbeti i vdekur sot në Prishtinë ishte nga Deçani, kryetari shpreh ngushëllime familjes

Këmbësori që mbeti i vdekur sot në Prishtinë ishte nga Deçani, kryetari shpreh ngushëllime familjes

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.

 

 

Viktima është Shkumbin Hebibaj nga Baballoqi i Deçanit, bën me dije kryetari i kësaj komune teksa i ka publikuar edhe fotografinë.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit. Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, shkroi ai në Facebook.

Powered by WordPress