Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kelmendi: Veriu i Kosovës, problem i krijuar me plan paraprak/ ‘Ura e Ibrit’ është vendosur drejtpërdrejtë nga Franca!

Kelmendi: Veriu i Kosovës, problem i krijuar me plan paraprak/ ‘Ura e Ibrit’ është vendosur drejtpërdrejtë nga Franca!

Ish-themeluesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe UÇK-së, Muhamet Kelmendi, i ftuar në një intervistë në “Gazeta Blic” ka folur në lidhje veriun e vendit dhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria Kurti në atë pjesë.Kelmendi tha se ‘Veriu i vendit’ është një problem i krijuar me një plan paraprak nga forcat ndërkombëtare duke specifikuar Francën.

Ai thotë se ky shtet ka këmbëngulur që të vendoset në atë pjesë dhe se ‘Ura e Ibrit’ është e vendosur drejpërdrejtë nga ata.“Veriu i vendit është një problem i krijuar me vetdije dhe me një plan paraprak nga forcat ndërkombëtare të cilat përpara se të fillojnë bombardimin e Jugusllavisë së atëhershme, është krijuar ai plan dhe ajo marrëveshje, midis shteteve të cilat kanë marrë pjesë në bombardimin e ish-Jugosllavisë. Paraprakisht dhe para se të vjen deri tek vendimi që të bëhet bombardimi në emër të NATO-s, është bërë marrëveshja midis shteteve kryesore të asaj kohe që janë vendos pas luftës në Kosovë dhe veriu ka qenë që të jetë nën mbikqyrjen e SHBA-ve apo ndonjë shteti tjetër sikur është Gjermania apo Anglia.

Franca ka këmbëngulur që domosdoshmërisht të vendoset në Veri, përndryshe ka paraqitur edhe kusht që nuk mund të bëhet bombardimi në emër të NATO-s nëse nuk merret vendimi i tillë që në Veri të stacionohet Franca dhe është dakoorduar në fund SHBA-të që kanë qenë motor i lëvizjes së kësaj çështjeje në periudhën e tillë kohore për të ardhur deri tek bombardimet. Janë bërë bombardimet edhe u vendos Franca në Veriun e Kosovës ku krejtësisht veriu është i krijuar nga ana e Francës sepse atje ka qenë ushtria franceze. Përmes ushtrisë franceze është bërë organizimi i forcave policore policore, militare, paramilitare të UDB-s së atëhershme serbe në veri. Nën mbikqyrjen e ushtrisë franceze janë vendosur ‘Rojet e Urës’, dhe Franca dhe ushtria franceze nuk ka marrë masa ndëshkuese kundër këtyre njerëzve, janë vendosur organet paralele në Veri, ku janë toleruar nga ana e suhtrisë franceze, janë ndjekur të gjithë shqiptarët të cilët kanë qenë të banuar në veri për në jug të Mitrovicës. Ura e Ibrit është e vendosur drejpërdrejt nga ana e Francës” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

“Edhe në vizitën e fundit të Macronit në Beograd përsëri ishte Franca dhe deklarata e Macronit se ne nuk do ti tolerojmë që asnjë e drejtë e serbëve në veri të preket. Këto janë fakte të cilat na japin të kuptojmë se çështja e Veriut të Kosovës nuk është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, që i takon vetëm Qeverisë së Kosovës, partive politike, Kuvendit por është një çështje e krijuar nga faktori ndërkombëtar dhe në këtë drejtim është edhe kërkesa e SHBA-ve që Ura e Ibrit mos të veprohet ‘kokë më vete’ nga ana e Qeverisë së Kosovës pa një koordinim me SHBA-të për arsye se SHBA-ja i din këto raporte të forcave të krijuara në Veri dhe natyrisht sovraniteti dhe inegriteti territorial atje nuk mund të shtrihet pa SHBA-të të cilat janë promotor i krejt situatës në atë pjesë.” perfundoi ai.