Zëvëndësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të 16-vjeçarit në Pejë, i cili po dyshohet se po planifikonte vrasjen e nxënësve në një shkollë në Pejë.
Kelmendi ka thënë se janë të indinjuar lidhur me rastin.
“Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe”, ka thënë Kelmendi.
Zëvëndësministri i Arsimit ka thënë tutje se siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurtë shoqëror, “për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria”.
/TV Arbëria