Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > KEK-u kërkon angazhim të punonjësve, pas paralajmërimit për protestë nga njëra prej sindikatave

KEK-u kërkon angazhim të punonjësve, pas paralajmërimit për protestë nga njëra prej sindikatave

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar pas paralajmërimit për organizimin e një proteste nga njëra prej sindikatave të punonjësve, duke bërë thirrje për vazhdimin e dialogut social dhe angazhimin e përbashkët në përballimin e sfidave aktuale.

Në një komunikatë për media, KEK-u ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave Bordi dhe Menaxhmenti kanë zhvilluar takime me dy sindikata, ku janë diskutuar kërkesat që lidhen me mirëqenien e punonjësve.

Sipas KEK-ut, menaxhmenti është zotuar se do t’i shqyrtojë kërkesat sindikale në përputhje me mundësitë financiare të korporatës.

KEK-u ka rikujtuar se gjatë vitit 2026, në muajin prill, punonjësve u është ndarë bonus prej 300 eurosh, ndërsa paga bazë është rritur për 60 euro për secilin punonjës.

Megjithatë, njëra nga sindikatat ka vendosur të mos e vazhdojë dialogun social dhe ka paralajmëruar protestë.

Në reagim, KEK-u ka theksuar se respekton të drejtën e punonjësve për protesta, por ka kërkuar që në këtë periudhë të ketë angazhim të shtuar për ruajtjen e vazhdimësisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe realizimin e projekteve kapitale.