Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > KEK: Rehabilitimi i Njësisë A3 të Kosovës A do të vazhdojë me intensitet të plotë

KEK: Rehabilitimi i Njësisë A3 të Kosovës A do të vazhdojë me intensitet të plotë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se projekti për rehabilitimin dhe modernizimin e Njësisë A3 të Kosovës A do të vazhdojë me intensitet të plotë.

Kjo pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e cila e ka hedhur si të palejuar një ankesë të një operatori ekonomik.

“Ve :

Hedh si të palejuar ankesën e operatorit ekonomik ankues (nr. 2025/0579);

Lejon vazhdimin e procedurës së prokurimit me nr. KEK-25-58-5-1-4;

Rikonfirmon ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të KEK-ut.”, thuhet në njoftim.

KEK-u tutje ka njoftuar se do të vijojë me përkushtim të palëkundur për realizimin e këtij projekti kapital, i domosdoshëm për të ardhmen energjetike të vendit.

“Gjithçka do të zhvillohet me transparencë të plotë, profesionalizëm të lartë dhe në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, si dhe me dokumentacionin teknik të hartuar bashkë me konsulencën e USAID.”, theksohet në komunikatë.