Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KEK del me njoftim për shkarkimin e u.d të Kryeshefit

KEK del me njoftim për shkarkimin e u.d të Kryeshefit

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendime të rëndësishme në mbledhjen e mbajtur më 27 shkurt, duke bërë ndryshime në menaxhmentin e lartë të ndërmarrjes.

Në kuadër të këtyre vendimeve, Bordi ka liruar nga detyra ushtruesit e deritanishëm të pozicioneve kryesore: z. Bekir Gërguri nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) dhe z. Ramadan Budakova nga pozita e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.), të cilët kishin ushtruar këto funksione për një vit.

Po ashtu, është marrë vendim për shpalljen e Konkursit Publik për Kryeshef Ekzekutiv të KEK-ut, i cili do të hapet më 3 mars 2025.

Përkohësisht, në krye të korporatës është emëruar z. Gramos Hashani, i cili deri tani ka shërbyer si Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit në KEK. Ndërkohë, pozitën e tij të mëparshme si ushtrues detyre do ta marrë z. Gëzim Paci, ish-Menaxher i Pasurisë në Divizionin e Financave.