Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > KEDS: Më 31 dhjetor, 1 janar do të ketë furnizim stabil me energji elektrike

KEDS: Më 31 dhjetor, 1 janar do të ketë furnizim stabil me energji elektrike

Kompania e Kosovës për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, KEDS, sot ka bërë të ditur se më datat 31 dhjetor dhe 1 janar do të ketë furnizim stabil me energji elektrike.

KEDS-i ka potencuar po vazhdon me planifikimin dhe përgatitjet për ndërrimin e motmoteve.

“Për ta mbajtur gjendjen sa më stabile janë angazhuar mbi 400 punëtorë anëkënd Kosovës, të cilët do të jenë në gatishmëri të plotë, në rast të mbingarkesave apo edhe prishjeve eventuale në rrjet, në qoftë se kushtet atmosferike nuk janë në anën tonë.”, është bërë e ditur në njoftimin e KEDS-it.    /TV Arbëria