Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > KEDS-i e kap një kompani taksish duke vjedhur rrymën për mbushjen e veturave elektrike, dëmi mbi 40 mijë euro

KEDS-i e kap një kompani taksish duke vjedhur rrymën për mbushjen e veturave elektrike, dëmi mbi 40 mijë euro

KEDS përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se një kompani taksish në Prishtinë ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.

Në njoftim thuhet se ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.

Dëmi që i është shkaktuar KED-sit kalon vlerën e 40 mijë eurove.