Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > KEDS e ‘befason’ qytetarin i cili jeton në Zvicër, për shtëpinë e pabanuar fatura e rrymës i erdhi 90 euro

KEDS e ‘befason’ qytetarin i cili jeton në Zvicër, për shtëpinë e pabanuar fatura e rrymës i erdhi 90 euro

Qytetari nga Ferizaj që jeton në Zvicër, Shpejtim Orana është ankuar se fatura e energjisë elektrike për shtëpinë në të cilën nuk banon, i erdhi 90 euro.

Orana ka njoftuar se është ankuar tek institucionet relevante ndërsa u shpreh se nuk i është gjetur zgjidhje, transmeton albinfo.ch.

“Siç po e shihni, shtëpia është e pabanuar, mirëpo fatura e fundit më ka ardhur në vlerën 90.44 euro. Edhe pse e kam lajmëruar rastin dhe i kam thirrë që ta verifikojnë, ata nuk kanë pranuar me arsyen se ata nuk mund të bëjnë vizita në shtëpi e të shohin se a banon apo jo dikush”, ka thënë ai për Kohën.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkon nga qytetarët që të padisin KESCO-n, KEDS-in dhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë pas ankesave të fundit të qytetarëve për fryrje të faturave.

 

 

 

 

 

Powered by WordPress