Deputetja britanike Alicia Kearns, e ka zhvilluar një vizitë treditore në Kosovë.
Gjatë vizitës ajo e ka vizituar edhe familjen e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.
Kearns tha se Bunjaku ka shpëtuar jetë njerëzish më 24 shtator.
“Profesionalizimi dhe përkushtimi i tyre ndaj të gjitha komuniteteve ishte i dukshëm. U nderova edhe nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët më 24 shtator. Familja e Bunjakut më ftoi me mirësi në shtëpinë e saj, që të ofroja ngushëllimet e mia. Fjalët e mia kurrë nuk mund të largojnë dhembjen e tyre, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe desha ta tregoja respektin tim”, tha Kearns.
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë theksoi se armët e gjetura gjatë aksionit në veri ishin ushtarake dhe nga Serbia.
Ishte vet deputetja britanike e cila muaj para se të ndodhte sulmi terrorist në Kosovë, kishte paralajmëruar se serbët po fshihnin armë në Kisha Ortodokse dhe Manastire dhe ato po barteshin përmes autoambulancave.
/TV Arbëria