Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kauza e Ilir Murtezajt, kjo është arsyeja që po garon për deputet

Kauza e Ilir Murtezajt, kjo është arsyeja që po garon për deputet

Ish-drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit si kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),  Murtezaj e bëri të ditur gjatë një interviste në emisionin “ARB Debat” në TV Arberia.

Ai tha se vendimi për të hyrë në politikë lidhet me përvojën dhe angazhimin e tij gjatë udhëheqjes së ATK-së, duke theksuar se ky eksperiencë duhet të shfrytëzohet për të rritur vlerën dhe potencialin e shërbimit ndaj vendit.

“Angazhimi im në ATK më ka ofruar një mundësi të thellë për të kuptuar nevojat e qytetarëve dhe rëndësinë e drejtësisë dhe transparencës në administratë. Besoj se tani mund ta shfrytëzoj këtë përvojë në shërbim të Kosovës përmes përfaqësimit parlamentar,” tha Murtezaj.

Ky hap i tij shihet si një përpjekje për të sjellë profesionalizëm dhe ekspertizë në fushën e politikës, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe administrativ të vendit.