Katy Perry tregoi figurën e saj të mrekullueshme në bikini, për të filmuar një videoklip të ri muzikor, në Ibiza.
Superylli i popit, e cila thuhet se është përfshirë në ‘bisedimet e krizës’ pas dështimit të këngës së saj “Woman’s World”, shfaqi linjat trupore me rroba banje.
Ajo kishte barkun e saj të tonifikuar dhe këmbët e gjata të ekspozuara me veshje plazhi, ndërsa pozonte në plazh për të xhiruar skena, shkruan DailyMail.
Katy ka aksesuar me një gjerdan ari dhe ka lëshuar flokët e saj brune në valë plazhi, ndërsa ka zgjedhur një grim joshës.
Më vonë ajo u mbulua me një fustan elegant të bardhë me grep dhe shtoi syzet e duhura në pamjen e saj.