Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Katundi digjet K….* krihet”, Musliu thotë se Kurti shkoi sa për pushime në Greqi, kërkon hetime

“Katundi digjet K….* krihet”, Musliu thotë se Kurti shkoi sa për pushime në Greqi, kërkon hetime

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së ka thënë se pjesëmarrja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Simpoziumin e 27-të ndërkombëtar te Symi në Skiathos nuk është aspak relevant për Kosovën.

Musliu ka thënë se në hotelin ku po qëndron Kurti nata kushton minimumi 700 euro dhe kjo ngreh dyshimet për keqpërdorime të fondeve publike. Ajo ka kërkuar hetime.

“Pjesemarrja e Kurtit me kosto akomodimi prej min. 700-euro nata, ngre dyshime per keqpërdorim të fondeve publike, veçanërisht kur Kosova po përballet me sfida te renda ekonomike (16.6% varfëri dhe 16.3 papunësi)  dhe politike (pa kuvend, pa qeveri, pa institucione).”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Tutje sipas saj, militantët e VV-së mundohen të e shesin këtë pushim luksoz, siç e ka quajtur ajo të “guru-t të tyre” si një e arritur shtetërore, por, thekson ajo, kësaj i thonë thjeshtë: “Katundi digjet K….* krihet”.

“Faktet flasin me gjuhë të pandikuar për mungesën e transparences lidhur me qëllimin dhe financimin e udhëtimit. Prandaj edhe i ka kapur siklet i madh sejmenët e VV-së në krye me kapuçkuqen greke, sepse po shihet shumë qartë që ky udhëtim nuk i lëverdisë asgjë Kosovës.”, ka shkruar deputetja.