Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Katër vjet nga vrasja e policit Izet Demaj, Ferati: Kujtimi yt është forcë e vullnet në rrugën tonë të përbashkët në shërbim të Kosovës

Katër vjet nga vrasja e policit Izet Demaj, Ferati: Kujtimi yt është forcë e vullnet në rrugën tonë të përbashkët në shërbim të Kosovës

Sot janë bërë katër vjet nga vrasja e policit Izet Demaj. Polici Demaj vdiq në përpjekje për ta penguar një grabitje që po ndodhte në njërën nga bankat në Istog. Ai ishte qëlluar nga grabitësi me armë zjarri, derisa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, e ka përkujtuar Demajn në këtë përvjetor të vdekjes së tij, duke e cilësuar si hero të vendit.

“Mungesa jote është e madhe, shoku im, por kujtimi yt e i veprës tënde është forcë e vullnet për ne e gjeneratat e reja në rrugën tonë të përbashkët në shërbim të Kosovës tonë! I përjetshëm do jetë kujtimi për ty, shoku im, Izet Demaj!”, ka shtuar Ferati.

Në këtë përvjetor janë bërë homazhe pranë varrit të tij nga deputetë, familjarë e bashkëpunëtorë të të ndjerit.  /TV Arbëria