Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Katër të vrarë nga të shtënat me armë në Montana të SHBA-së

Katër të vrarë nga të shtënat me armë në Montana të SHBA-së

Katër persona janë vrarë në të shtëna me armë në Montana të SHBA-së, kanë njoftuar autoritetet amerikane raporton “BBC”.

Policia e Montanas ka njoftuar se sulmi ndodhi rreth orës 10:30 me kohë lokale në “The Owl Bar” në Anaconda.

Anaconda është një qytet me rreth 10 mijë banorë në jugperëndim të Montanas.

I dyshuari është Michael Paul Brown. Policia ka postuar foton e tij dhe ka shtuar se “besohet se është i armatosur dhe i rrezikshëm”.