Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Katër të lënduarit nga rrufeja dje, në gjendje stabile shëndetësore

Katër të lënduarit nga rrufeja dje, në gjendje stabile shëndetësore

Gjendja e katër të lënduarve si pasojë e goditjes nga rrufeja dje në Prevallë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj, referuar mjekëve kujdestarë.

Kujtojmë se si pasojë e motit të ligë, përveç katër të lënduarve, si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka humbur jetën një grua.

”Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestarë gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion ndërsa sot dhe pritet të bëhet varrimi i saj.