Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Katër të lënduar nga një aksident mes dy veturave në rrugën Mitrovicë- Prishtinë

Katër të lënduar nga një aksident mes dy veturave në rrugën Mitrovicë- Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në ora 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, më saktësisht në Kçiq.

Aty janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar katër persona.

Kështu e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugorë në fshatin Kçiq. Në aksidnet janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar katër persona.”