Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Katër shtetas të Serbisë kaluan ilegal kufirin Serbi- Kosovë, ndalohen nga policia kufitare

Katër shtetas të Serbisë kaluan ilegal kufirin Serbi- Kosovë, ndalohen nga policia kufitare

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:15, në pikë kalimin kufitar, Kamenicë.

Tutje në raport thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa të Zvicrës, drejtuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe tre pasagjerë shtetas të Serbisë  të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. Katër të dyshuarit janë  intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar”, thuhet në raport.