Shpesh nuk mund të pajtohemi me faktin se lidhja ka mbaruar, ndaj përpiqemi të qëndrojmë në një marrëdhënie miqësore, por jo gjithmonë është momenti i duhur për ta bërë këtë, sidomos nëse ndjenjat nuk janë të sinqerta.
Zbuloni nëse e keni kaluar atë dhe nëse jeni gati të jeni miq me ish-in tuaj:
Ende bëni seks
Miqësia nuk do të thotë asnjë romancë, por as seks në marrëdhënie. Seksi me ish-in tuaj do të krijojë kënaqësi, por edhe do ta bëjë atë një person më tërheqës, që do të thotë se do të jeni ende të lidhur me të. Në planin afatgjatë, kontakti seksual me një ish shpesh e bën më të vështirë rrugën drejt të ardhmes.
Dëshironi ta rivendosni lidhjen
Jeni ndarë sepse mendoni se marrëdhënia nuk po funksionon, ose të dy mendoni kështu. Por, nëse ende dëshironi ta rindezni marrëdhënien tuaj dhe të përpiqeni të krijoni një miqësi, duhet të ndaloni. Një miqësi e tillë do të jetë e rreme, dhe për të krijuar një miqësi të vërtetë duhet të jetë e sinqertë. Përndryshe, është më mirë të jeni të sinqertë me veten dhe ta pranoni faktin që nuk jeni bashkë.
Dëshironi miqësi për shkak të fajit ose pasigurisë
Nëse ia keni thyer zemrën një ish-të dashuri, e keni tradhtuar ose e keni gënjyer, atëherë faji ose pasiguria mund të nxisin dëshirën tuaj për një miqësi të re. Ose ndoshta nuk doni të jeni vetëm, sepse nuk jeni mësuar me të. Në këto raste, do të ishte mirë të mos e inkurajoni miqësinë tuaj të re. Këto sigurisht nuk janë arsyet më të shëndetshme për miqësi.