Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Katër raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u raportua për katër raste të dhunës në familje.

Sipas policisë, një rast ka ndodhur në Ferizaj, një në Klinë, një në Pejë dhe një në Mitrovicë të Veriut.

Në Ferizaj është arrestuar një person i dyshuar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sipas raportit ditor të Policisë viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Klinë djali e sulmoi fizikisht babain e tij. Se çka e çoi djalin të ngre dorë kundër babait, Policia nuk e ka bërë të ditur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

E në Pejë dyshohet se babai viktimës m/k, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje i ka demoluar shtëpinë duke thyer edhe një TV dhe disa gota.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, por pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore i njëjti pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal është dërguar në QKUK në përkujdesje të policisë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh..

Në veri të Mitrovicës, raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili dhe është përdorues i alkoolit është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike viktimës f/k. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.