Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për katër raste të ndara të dhunës në familje në vend.
Rastet janë raportuar në Lipjan, Obiliq, Pejë dhe në Klinë shkruan TVArbëria.
“Lipjan/15.02.2025-00:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj m/k. I dyshuari pasi kishte sulmuar viktimën ishte larguar nga shtëpia. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari gjendet në arrati”.
“Obiliq / 15.02.2025-20:00. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Të njëjtit pasi janë intervistuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”.
“Pejë/ 15.02.2025-12:30. Viktima femërkosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”.
“Klinë/ 15.02.2025-19:50. Viktima femërkosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.