Shkruan: Afrim Kasolli
Qytetarët e Kosovës këtë fundjavë do t’u drejtohen përsëri kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Para tyre shtrohen disa pyetje themelore, që varësisht se cili është disponimi i tyre në masë të madhe do ta përcaktojë edhe rezultatin zgjedhor.
E para, ka të bëjë me dilemën se është bërë Kosova me shumë sovrane apo me pak, për shkak të politikave që ka ndjekur Qeveria e Kosovës në pjesën veriore. Madje për këtë arsyje deri më tani vendi ishte nën masa sanksionuese. Pushteti mbron tezën se shtrirja e rendit dhe ligjit në atë pjesë e ka bërë Kosovë me sovrane sesa ishte para 5 viteve. Janë mbyllur strukturat ilegale, është ndaluar qarkullimi i dinarit, kurse në fund me suspendimin e masave sanksionuese edhe Brukseli u detyrua të pajtohet me kauzën e drejtë të Qeverisë së Kosovës. Këtu duhet kujtuar se kohë me parë Grupi Ndërkombëtar i Krizave i mshonte idesë se me këto aksione shteti i Kosovës e ka fituar një pjesë më të madhe të sovranitetit të brendshëm, por e kishte humbur atë të jashtëm. Në këtë pikë
opozita kryesisht ka preferuar heshtjen duke u nisur nga kalkulimi se në këtë mënyrë nuk deshiron të perfshihet në terrenin e Albin Kurtit, duke e lënë këtë të fundit pa asnjë kundërshtim, që nga embëltorja Misini në Veri t’i kumtoje politikat e tij triumfaliste sovraniste
E dyta ka të beje me ndjeshmërinë e përgjithshme mbi situatën ekonomike dhe sociale në vend. A ka ardhur duke u përmirësuar apo duke u rënduar gjendja e tyre ekonomike përgjatë këtij mandati qeverisës? Me këtë rast opozita i është kundërven me të gjitha kapacitetet narracionit të pushtetit duke argumentuar se si rritja e çmimeve në energji, inflacioni, thellimi i deficitit tregtar etj e kane rrënuar ekonikiisht Kosovë.
E treta cili do të jetë gjykimi i përgjithshëm publik për bllokadën politike që e ka kapluar vendin nga përfundimi i zgjedhjeve paralmanentare të 9 shkurtit. Me këtë nëse partite opozitare ofruar aryeje bindëse pse nuk kanë pranuar të bashkëqeverim me Lëvizjen Vetëvendosje, kanë dështuar të ofrojnë një shpjegim racional pse nuk kanë qenë ne gjendje qe duke e lënë të parën ne opozite t’i krijojnë vetë institucionet. Dhe kjo situate as me partinë fituese të zgjedhjeve, por as me vetveten mund t’u shndërrohet në bumerang.
Dhe e katërta, pas inkorporimit në ligjin e mbrojtjes së SHBA-ve edhe të Marrëveshjes bazike të Brukselit si dhe Aneksit të Zbatimit të dakorduar në Ohër, me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tashmë nuk ka shumë hapesire për driblime në raport me këtë obligim. Qartësimi ne raport me këtë temë ka rëndësi specifike edhe për shkak të kushtëzimit që ka Kosova, por jo vetëm, në raport me agjendën euro-atlantike. Sepse si Prishtina ashtu edhe Beogradi janë pajtuar që progresi në njërën anë është parakusht për tjetren. Në këtë temë, e që realisht është aryseja kryesore e krizës politike, në këtë fazë secila kane preferuar që ta shmangin sa më shumë që të jetë e mundur diskutimin për të. Duke krijuar kështu përshtypjen se nuk janë të qarta sa i përket dilemës kryesore ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. /TV Arbëria