Në katër komunat veriore, raportohet se janë parë grafite të shkruara në disa objekte.
Ato bartin ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, e kaltër dhe e bardhë.
“Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Jeton Brigada e Veriut”, janë disa prej mesazheve të këtyre, shkruan Kosovo-Online.
Raportohet se ato mund të jenë të shkruar gjatë natës.
Në qershor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, i shpalli si organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.
Ky rast nuk është i pari që “Brigada e Veriut” shkruan grafite të tilla.
Edhe në vitin 2022, kjo organizatë i kishte shkruar disa në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut, e të cilat përmbanin mesazhe si: “Shkoni në shtëpi”, dhe “Kjo është Serbi”.