Katër kandidatë ia kanë mësyrë garës për kancelar të Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Ata janë kancelari aktual, lideri i opozitës, zëvendëskancelari dhe për herë të parë liderja e partisë të së djathtës ekstreme.
Olaf Scholz
66-vjeçari ka qenë kancelar i Gjermanisë që prej dhjetorit të vitit 2021. Socialdemokrati i qendrës së majtë ka përvojë të madhe në qeverisje. Më parë ka shërbyer si kryebashkiak i Hamburgut dhe ministër i punës dhe financave. Si kancelar është përballur me kriza të papritura. Nisi modernizimin e ushtrisë gjermane pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës dhe e bëri Gjermaninë furnizuesen të dytë më të madhe të Ukrainës. Qeveria e tij ka bërë përpjekje të ndalë inflacionin. Mirëpo qeveria e tij tripartiake ka rënë në muajin nëntor sepse dështoi në rivitalizimin e ekonomisë, më të madhe të Gjermanisë, e cila është tkurrur në dy vitet e fundit.
Friedrich Merz
Lideri opozitar 69-vjeçar ka prirë në sondazhe me bllokun e qendrës së djathtë. Ai është pasardhësi i Angela Merkelit si lider i Unionit Kristiandemokrat. Merz i ka prirë partisë në mënyrë më konservative. Qendër të fushatës kishte migracionin e parregullt. Merzit i mungon përvoja në qeveri. Ai iu bashkua Parlamentit Evropian në vitin 1989 para se të bëhej deputet në Gjermani pesë vjet më vonë. Ai pas vitit 2009, politikisht nuk ishte aktiv sepse punoi si avokat.
Robert Habeck
Kandidati 55-vjeçar është kryeambientalisti i të Gjelbërve. Ai gjithashtu është zëvendëskancelar dhe ministër i ekonomisë dhe klimës. Është kryesori në çështjet e energjisë. Në vitin 2021 ai nuk garoi për kancelar, por këtë mundësi ia ofroi Annalena Baerbock – ministrja aktuale e Punëve të Jashtme. Ka marrë vlerësime të përziera për punën e tij si ministër, sidomos pas vendimit të ministrisë që sistemin e ngrohjes me karburante ta zëvendësonte me energji më të gjelbër.
Alice Weidel
46-vjeçarja për herë të parë është në garë si liderë e ekstremit të djathtë me partinë e saj Alternativa për Gjermaninë, ose AfD. Ekonomiste me profeison, Weidel iu bashkua partisë menjëherë pas themelimit në vitin 2013. Ajo është bashkëlidere e grupit parlamentar qëkur partia fitoi ulëse në Bundestag në vitin 2017. Në dhjetor, ajo u nominua për kandidate. Partitë e tjera kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me AfD-në, kështu që ka pak gjasa që ajo të fitojë postin e kancelares.
Gjermani//