Dje u dënua me burgim prej 18 vitesh, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala, nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan TV Arbëria.
Shala i njohur me nofkën “ujku” u dënua për veprën, ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars në vitin 2021 nga Gjykata Speciale në Hagë.
Rasti Sali Mustafa
Sali Mustafa ishte i arrestuari i parë nga Specialja më 24 shtator 2020. Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ndërsa në dhjetor të vitit 2022 u dënua me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torture. Ndërsa në shkallën e dytë Apeli në Gjykatën Speciale e ka dënuar me 22 vite burg.
Rasti Hashim Thaçi dhe të tjerët
Më 5 nëntor 2020 Thaçi tha dorëheqje nga posti i presidentit, pasi ishte ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë, po ashtu në këtë datë është ftuar nga Specialja edhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ndërsa po ashtu ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u arrestua më 4 nëntor të vitit 2020, në anën tjetër i akuzuari tjetër në këtë rast Rexhep Selimi u arrestua më 10 nëntor 2019. Në Gjykatën Speciale krerët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së”, përmbledhje nga aktakuza nga dhomat e specializuara në Hagë, transmeton TV Arbëria.
Kundër krerëve të UÇK-së, Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit janë paraqitur gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për krime lufte.
Rasti Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn më 18 maj të vitit 2022 u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh për pengim të administrimit të drejtësisë. Gucati u lirua më 13 tetor të vitit të kaluar 2023. Ndërsa Haradinaj u lirua më 14 dhjetor 2023. Të dyve iu mundësua lirimi nën disa kushte nga Gjykata Speciale në Hagë.
Rasti Sabit Januzi, Ismet Bahtojari dhe Haxhi Shala
Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u arrestuan më 5 tetor në Kosovë, ndërsa Haxhi Shala u arrestua më 11 dhjetor 2023. Të cilët akuzohen për veprën penale kundër rendit public dhe një akuzë për vepra penaloe kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.
Rasti i Isni Kilaj
Një tjetër emër i thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë ishtë Isni Kilaj, i cili u arrestua më 2 nëntor 2023, Kilaj u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë. Ndërsa më 15 maj 2024 Kilaj u lirua me disa kushte të rrepta nga gjykata, lirimi me kusht i kushtoi 30.000 mijë euro. Pavarësisht lirimit me kusht Dhomat e Specializuara gjykata ka konstatuar se “ende ekziston dyshimi i bazuar që Kilaj ka kryer vetë ose së bashku me të tjerë, vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”.
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë u themelua 1 shtator 2016, ndërsa në Kuvendin e Kosovës u miratua më 3 gusht të vitit 2015. /TV Arbëria