Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Katër ditë para datës për paraqitje në Prokurorinë Speciale, Kurti shkon në Kroaci e më pas në Slloveni

Katër ditë para datës për paraqitje në Prokurorinë Speciale, Kurti shkon në Kroaci e më pas në Slloveni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Kurti, sipas komunikatës për media të Qeverisë, do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.

Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, ai udhëton për në Slloveni.