Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Katër boksierë përfaqësojnë Kosovën në turneun e Bullgarisë

Katër boksierë përfaqësojnë Kosovën në turneun e Bullgarisë

Kosova do të përfaqësohet me tre boksierë e një boksierë në turneun më të madh ndërkombëtar në kalendarin e Federatës Botërore të boksit – IBA.

Turneu “Strandja”, i 75-ti me radhë do të mbahet nga 4 deri më 11 shkurt në Sofje të Bullgarisë.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet me boksieren Donjeta Sadiku (60kg) dhe me boksierët Bashkim Bajoku (54kg), Loris Idrizi (71kg) e Taulant Jakupi (86kg).

Federata e Boksit të Kosovës njofton tutje se në listë për të marrë pjesë në këtë turne ka qenë edhe Shpëtim Bajoku (67kg), por që do të mungojë për shkak të një lëndimi., sipas express.

Në këtë turne janë paraqitur për pjesëmarrje 44 shtete nga 6 kontinente, pra një mini Kampionat Botëror, me më shumë se 460 përfaqësues nga e gjithë bota.

Powered by WordPress