Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Katër automjete me targa franceze sekuestrohen në një auto-sallon në Ferizaj, kërkoheshin nga INTERPOL-i

Katër automjete me targa franceze sekuestrohen në një auto-sallon në Ferizaj, kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të lokalizojnë dhe sekuestrojnë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon.

Rasti është regjistruar në Ferizaj.

Automjetet ishin në kërkim nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL që nga 30.06.2023.

“Ferizaj  30.06.2023 – NN. Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.