Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Kate Middleton pritet ta bëj daljen e parë publike në ditëlindjen e mbretit Charles III

Kate Middleton pritet ta bëj daljen e parë publike në ditëlindjen e mbretit Charles III

Princesha e Uellsit, Kate Middleton e cila i është nënshtruar trajtimit të kancerit që nga marsi, planifikon daljen e saj të parë publike në paradën e ditëlindjes së mbretit Charles III.

Siç shkruan Euronnews, princesha e Uellsit tha se ajo “po përparon” në trajtimin e saj të kancerit dhe planifikon të marrë pjesë në paradën ceremoniale të ditëlindjes së mbretit Charles III të shtunën, duke shënuar daljen e parë publike që nga diagnoza e saj.

“Unë jam duke bërë përparim të mirë, por siç do ta dijë kushdo që kalon nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha Kate në një deklaratë të lëshuar të premten.

Gruaja 42-vjeçare e Princit William, e cila njoftoi në mars se po i nënshtrohej kimioterapisë për një formë të paspecifikuar të kancerit, nuk ka bërë asnjë dalje publike këtë vit.