Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kate Middleton mund t’i bashkohet ngjarjeve mbretërore kur të jetë në gjendje

Kate Middleton mund t’i bashkohet ngjarjeve mbretërore kur të jetë në gjendje

Kate Middleton do të mbetet jashtë syrit të publikut gjatë trajtimit të saj të kancerit, por mund të bashkohet në ngjarje kur të ndihet e aftë.

Burimet e Pallatit thonë për “People” se kjo nuk do të sinjalizoj domosdoshmërisht një kthim në detyrat mbretërore dhe ky vendim do të varet nga këshillat e mjekëve. Për momentin, fokusi i Princeshës Kate është në shërimin e saj të plotë, me familjen e saj atje për mbështetur.

“Ajo ka forcën e brendshme, mbështetjen e burrit të saj dhe familjes së saj. Kështu që ajo mund të përqendrohet në atë që është e rëndësishme, që është rikthimi i saj në fuqi” ka thënë një ish-zëdhënëse e Mbretëreshës Elizabeth.

Ata që janë më afër princeshës thonë se kanë të gjitha shpresat që kur ajo të jetë gati, do të kthehet më e fortë se kurrë.

Në moshën 42-vjecare, Princesha e Uellsit po mban një peshë të rëndë mbi shpatullat e saj, diagnozën e frikshme të cilën ajo nuk e ka zbuluar llojin ose fazën e kancerit, por ka treguar se është zbuluar pas operacionit të saj abdominal më 16 janar.

Powered by WordPress