Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kastrati thotë se procesi gjyqësor në Hagë pritet të përfundojë në periudhën mars-prill të këtij viti

Kastrati thotë se procesi gjyqësor në Hagë pritet të përfundojë në periudhën mars-prill të këtij viti

Avokati Emrush Kastrati ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT”, me Resim Morinën, ku ka folur për gjykimin nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se më së largu në prill të këtij viti, do të përfundojë procesi në Hagë.

“Duke e pasur parasysh procesin e përfundimit të dëshmitarëve të prokurorisë, kanë mbetur shumë pak, katër pesë persona, nuk e di saktë sa kanë mbetur, kështu që nga prilli do të përfundojë më së largu kjo çështje, eventualisht marsi. Atëherë do të duhej që gjykata të marrë vendim për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, që të mbrohen në liri, dhe të vazhdojë procesi me dëshmitarët e mbrojtjes,” ka thënë ai në emisionin “N’PULT”.