Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka thënë se puna në renovimin thuajse të tërësishëm të objektit të vjetër të banimit social në Malishevë po ecën për së mbari.
Ai në Facebook ka shpërndarë fotofrafi nga këto punime, derisa ka theksuar se të gjitha familjet në nevojë që jetojnë në këtë objekt do të kenë kushte më të mira jetese, falë investimeve që jemi duke i bërë në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
“Masat që po implementohen në këtë objekt janë; izolimi i jashtëm, renovimi i koridoreve, izolimi i kulmit, ndërrimi i dyerve të brendshme, dritareve, si dhe vendosja e kondicionerëve për secilën familje që jeton në këtë objekt të banimit social. Vazhdojmë me punë të mira e në përkraje të të gjithëve pa dallim”, tha më tej ai.