Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kastrati publikon fotografi: Në Lezhën e Skënderbeut

Kastrati publikon fotografi: Në Lezhën e Skënderbeut

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka njoftuar se me ftesë të kryetarit të Lezhës, Pjerin Ndreu, sot ka marrë pjesë në shënimin e 581 vjetorit të  “Besëlidhjes së Lezhës”, të cilën ai e konsideroi si datë shumë të rëndësishme të histories kombëtare.

“Ky 2 mars u bë edhe më i rëndësishëm, për faktin se sot u bë edhe zbulimi i Shtatores së Skënderbeut, pikërisht në sheshin që mban emrin e heroit tonë të madh “Gjergj Kastrioti””, ka shkruar Kastrati në Facebook derisa ka publikuar edhe disa fotografi.