Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kastrati për marrëveshjen Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Do të përfitojmë shumë nga kjo marrëveshje

Kastrati për marrëveshjen Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Do të përfitojmë shumë nga kjo marrëveshje

Njohësi i sigurisë ka folur për marrëveshjen trilaterale mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, në fushën e mbrojtjes.

Ai, në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, ka thënë se kjo marrëveshje është e natyrshme pasi shqiptarët dhe kroatët nuk kanë pasur armiqësi asnjëherë.

“Unë e quaj marrëveshje shqiptaro-kroate, është marrëveshje e natyrshme, shqiptarët dhe kroatët nuk kanë pasur armiqësi kurrë. Kroacia është mik dhe partner më i fuqishëm se shqiptarët në rajon, nuk ka. Gjithashtu, edhe shqiptarët nuk kanë partner më të fuqishëm se kroatët,” ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova do të përfitojë shumë nga kjo marrëveshje. Ai shton se pa përfunduar çështja Kosovë-Serbi, anëtarësimi në NATO është i vështirë.

“Ne do të përfitojmë shumë nga kjo marrëveshje, posaçërisht Kosova në integrimet rajonale dhe euroatlantike. Unë mendoj që pa u përmbyll marrëveshja Kosovë-Serbi dhe pa u bërë një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe njohje reciproke, ne e kemi vështirë të anëtarësohemi në NATO. Kjo marrëveshje trepalëshe do ta ndihmojë Kosovën në edukim, në stërvitje të përbashkëta dhe në operacione të ndryshme që do të bëhen,” ka thënë Kastrati. /TV Arbëria