Emrush Kastrati, me profesion avokat, në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, në TV Arbëria, ka folur për procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka potencuar se pritshmëritë e njerëzve kanë qenë që ky proces do të përfundojë më shpejt.
Kastrati thotë se e kishte parashikuar që gjykimi do të ishte i gjatë, siç edhe ka ndodhur.
“Njerëzit kanë pritur që ky proces të ketë hapa të ritmit shumë më të shpejtë, unë që nga fillimi, duke e pasur parasysh numrin e dëshmitarëve dhe akuzat që i ngarkojnë, nuk kam pritur që ky proces të përfundojë shumë shpejt,” ka thënë Kastrati.
Sipas avokatit, në procesin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka pasur shkelje.
“Nga ajo që është parë në publik gjatë seancave, ka pasur shkelje, sidomos dy muajt e fundit, kur ishte rasti i ish-presidentit Thaçi, kur ai ngriti dorën dhe reagoi ndaj një deklarate të një dëshmitari që ishte aty. Kjo nënkupton se këtë shkelje, këtë padrejtësi, këtë pabarazi, më shumë e ka vërejtur Thaçi sesa edhe avokati,” ka thënë ai