Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati ka deklaruar se Kosovën pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës “e han dreqi”.
Duke komentuar “acarimin” e raporteve mes Qeverisë Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kastrati tha se e ka sjellë në situatë shumë të keqe vendin sa i përket këtyre raporteve, shkruan TV Arbëria.
“Unë pres që pa dallim partie politike, qytetari kur ti afrohet kutisë së votimit ta mendoj fort mirë këtë çështjen e relacionit në mes Shtëtëve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Ne varemi nga ta, pa ShBA-në Kosovën e han dreqi, pa ShBA-në ne nuk egzistojmë. Dhe Kurti e ka sjellë shumë keq situatën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj edhe unë frigohem që pasoja më e madhe që e ka lënë Kurti me këtë gjuhë toksike është kontigjenti i atyre të rejave dhe të rinjëve që nuk po e kuptojnë rëndësinë strategjike të relacioneve mes nesh dhe ShBA-së”, tha Kastrati në emisionin “ARB DEBAT” ./TV Arbëria./