Njohësi i sigurisë, Kadri Kastrati, i ftuar në emisionin “N’Pult” me Resim Morinën në TV Arbëria, ka folur për aktualitetin politik.
Kastrati ka thënë se me ardhjen e Trump-it në pushtet në SHBA, Evropa është zgjuar nga gjumi.
“Me ardhjen e administratës Trump në pozitë më 20 janar të këtij viti dhe paralajmërimet e tij apo të administratës Trump që do të dalin nga NATO-ja dhe nuk do të jenë më mbrojtës të Evropës, faktikisht Bashkimi Evropian e ka lëvizur nga gjumi, sepse Bashkimi Evropian çdo herë ka qenë në gjumë, sepse Amerika është kujdesur për sigurinë e Evropës.”, tha Kastrati “N’PULT”.