Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kastrati: Malisheva ka filluar një epokë të re zhvillimi, këto katër vite mbi 220 milionë euro investime nga sektori privat

Kastrati: Malisheva ka filluar një epokë të re zhvillimi, këto katër vite mbi 220 milionë euro investime nga sektori privat

Ekrem Kastrati në emisionin “Në Pult” në TV Arberia ka folur për qeverisjen e tij katërvjeçare në komunën e Malishevës, dhe për rikandidimin e tij për këtë komunë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Kastrati: Malisheva ka filluar një epokë të re të zhvillimit. Gjatë këtyre katër viteve, nga sektori privat janë investuar mbi 220 milionë euro

Ai tha se për komunën e Malishevës ka filluar një periudhë krejt tjetër.

“Tashmë, Malisheva ka kaluar në një epokë të re të zhvillimit të saj. Ka rritur investimet, ka nxitur investimet; përveç nga sektori publik, ka rritur investimet edhe nga sektori privat. Edhe tani kemi një invazion të madh të investimeve nga sektori privat, ku gjatë këtyre katër viteve janë investuar mbi 220 milionë euro” tha Kastrati.

Ekrem Kastrati: Këto katër vjet, Malisheva ka pasur periudhën më të ndritur të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor

“Malisheva, gjatë këtyre katër viteve, ka pasur periudhën më të ndritur të zhvillimit të saj ekonomik dhe infrastrukturor” shtoi ai në TV Arberia.

“Qytetarët janë vlerësues për punën e palodhur që kemi bërë gjatë këtyre katër viteve” tha më tej ai.

Kastrati ka folur edhe për kritikat e kandidatëve të tjerë për komunën e Malishevës. Ai tha se atyre u mungon arsyeja dhe kritika reale.

“I kuptoj oponentët politikë që synojnë të marrin pushtetin, por atyre u mungon arsyeja, u mungon kritika reale,” tha Kastrati.

Emisioni i plotë: