Ardian Kastrati nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është futur në skenën politike për ta paralajmëruar rrezikun që vjen nga kryeministri i tashëm Albin Kurti.
Sipas Kastratit, Kurti është politikan i rrezikshëm për interesin nacional të vendit, shkruan TV Arbëria.
Kurti politikan jashtëzakonisht i rrezikshëm për interesin nacionale të Kosovës duke e njohur nga angazhimet e përbashkëta politike të Lëvizjes Studentore 97/98. Albin Kurti në atë kohë kur ne ishim në lëvizje ka qenë njeriu i cili në mënyrë më brutale e ka keqpërdorë anëtarët e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së për me u ngrit vet politikisht, duke sha e duke fy akterët tjerë të skenës politike. Më konkretisht në atë kohë Ibrahim Rugovën dhe pas një kohe Albin Kurti është i njëjti i cili merr Vjosa Osmanin bashkë me elektoratin e Ibrahim Rugovës duke e ndërru do të thotë frekuencën e komunikimit në sharje dhe fyerje. Tash në raport me shtabin e përgjithshëm, pra zotin Hashim Thaçi, Kadri Veseli që dikur i lartësonte dhe atëherë unë e kam pa dyftyrësinë e tij politike. E kam pa që është në gjendje me shkelë edhe mbi viktima për me ardhë në pushtet gjë që e bëri në 2008-ën sepse i ftoi njerëzit me protestu”, tha Kastrati në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria.
Derisa shtoi se “jam kyq për me paralajmëru skenën politike pa deshtë me hy në parti politike, që ky njeri ka me qenë një rrezik”./TV Arbëria./