Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se ai dhe partia e tij në aspektin moral e kanë borxh ta rrëzojnë nga pushteti kryeministrin, Albin Kurti,
Kjo pasi sipas Kastratit, Kurti dhe ministrat e tij kanë hedhur akuza nga më të ndryshmet ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krerëve të saj të cilët gjenden në Hagë.
“Në aspektin moral ne tash si PDK në aspektin moral e kemi borxh me rrëzu këtë për shkak të presidentit Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli e krejt kolegëve të mi të cilët janë nga UÇK-ja sepse i ka fy rëndë ju ka thënë ik Hashim pra në Hagë. E ka ministrën Gërvalla e cila turp mezi s’ka prit shkoj me dëshmu atje kundër UÇK-së pastaj akuza nga më të ndryshmet”, tha Kastrati në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.